Shefi i diplomacisë kosovare Skënder Hyseni, po vazhdon lobimin për njohje të shtetit të Kosovës pas miratimit të rezolutës së BE-së në OKB.

Ministri i Jashtëm po qëndron në Nju Jork, ku po zhvillon takime me përfaqësues të vendeve të ndryshme të akredituar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Mes të tjerash, ministri Hyseni i është drejtuar me një letër për njohje të Republikës së Kosovës ministrave të Jashtëm të të gjitha shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, që ende nuk e kanë njohur Kosovën, përfshirë Federatën Ruse.

Një letër i është dërguar edhe sekretarit për Marrëdhëniet me Shtetet të Selisë së Shenjtë. Bëhet e ditur se 122 letrat janë përcjellë te misionet e përhershme të këtyre vendeve në OKB.

Në letrën e tij, ministri Hyseni ka theksuar se, “Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në rezolutën e saj ka mirëpritur mendimin këshilldhënës të 22 korrikut të GJND”.

Top Channel