Situata e sigurisë në Mitrovicë është e qetë dhe nën kontroll të autoriteteve të rendit.

Kështu vlerësohet në takimin e rregullt të Komitetit Lokal për Siguri Publike të Komunës së Mitrovicës.

Nënkryetari i komunës, Riza Haziri tha veprimet e dhunshme, ku një polic i EULEX-it është plagosur me armë zjarri dhe disa qytetarë kanë pësuar lëndime nga hedhja e gurëve janë të papranueshme dhe të dënueshme.

Top Channel