Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota, të hënën në një takim me gazetarët u ka bërë thirrje të rinjve që t’i përgjigjen fushatës së rekrutimit, e cila do të fillojë gjatë këtyre ditëve.

Duke folur për këtë forcë, Mujota tha se, të gjithë të rinjtë dhe të rejat që janë pjesë e saj po shohin në praktikë se po respektohen standardet dhe kriteret për ngritjen e një force profesionale.

Sipas tij, deri më tani rreth 80% e kapaciteteve të FSK-së janë përmbushur. Ai tha se përqindja e komuniteteve pakicë në FSK arrin 8.3%.

“Kjo është një pjesëmarrje solide, pavarëisisht  se është parashikuar që përfshirja e komuniteteve pakicë të jetë 10 përqind”, ka deklaruar Mujota.

Deri në vitin 2012 është parashikuar, sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, që FSK-ja të arrijë kapacitetet e plota operacionale dhe të kthehet në ushtri.

Top Channel