Analisti i njohur i cështjeve të Ballkanit, Tim Judah ka deklaruar se Serbia nuk do të fitonte asgjë po të hynte në konflikt me Bashkimin Evropian.

Sipas Judah, është Serbia ajo që dëshiron të bashkohet me BE-në dhe jo BE me Serbinë.

“Me vendimin për të harmonizuar me BE rezolutën për Kosovën, Beogradi bëri një veprim të mencur dhe të drejtë”, ka pohuar Judah.

Analisti britanik ka shtuar më tej se mendimet e Serbisë që të heqë dorë nga BE për Kosovën shkojnë në dobi të atyre që e shohin me skepticizëm zgjerimin e BE-së.

Top Channel