Kamionistët në Greqi kanë rinisur protestat në sheshe, duke paralizuar sërish vendin helen.

Sipas tyre, qeveria e Papandreut nuk ka mbajtur shumë premtime dhe kjo grevë zhvillohet pikërisht për të protestuar ndaj kabinetit qeveritar të Athinës.

Kriza më e madhe mund të shkaktohet në pikat e furnizimit me karburant, ku që nga dita e djeshme janë krijuar radhë të gjata. Ndërkohë, ekspertë të BE-së dhe FMN-së kanë rinisur kontaktet me kolegët grekë për të monotoruar planin e shpëtimit.

Top Channel