Kryeministri i Republikës së Serbëve të Bosnjes, Milorad Dodik ka deklaruar se ky territor do të vazhdojë të ekzistojë edhe nëse do t’i duhet të mbetet i izoluar dhe i rrethuar nga vendet anëtare të BE.

Në një intervistë për një gazetë gjermane, Dodik është shprehur se edhe Republika e Serbëve mund të kërkojë pavarësinë e saj nga BeH, pas vendimit përfundimtar që do të jepet për Kosovën.

“Nuk e përjashtoj mundësinë që kur të plotësohen disa kushte minimale të jashtme të vijmë deri tek votimi për pavarësinë. Pas zhvillimeve të Kosovës, kjo është e drejta jonë legjitime”, ka pohuar Dodik.

Top Channel