
Dinamo ka fituar 2-1 me Teutën në stadiumin “Niko Dovana”, duke u ngjitur në vendin e 4 me 6 pikë, vetëm 1 më pak se kryesuesit e Vllaznisë dhe Flamurtarit.
Pas një pjesë të parë të barabartë, rezultati është zhbllokuar në minutën e 60-të kur Elis Bakajkaloi kryeqytetasit në avantazh.
Pritej reagimi i vendasve, por ata ishin shumë të vakët në sulmet e tyre të cilat thyheshin ende pa filluar mirë.
12 minuta më vonë rrëmuja në zonën e durrsakëve u shfrytëzuar mirë nga argjentinasi Martinena që dyfishoi rezultatin me një eurogol.
Teuta nuk e ka forcën e duhur për të përmbysur rezultatin në minutat e mbetura edhe pse shënon me Frashërin.
Ky është goli i vetëm i Teutës i shënuar gjatë këtyre 3 javëve të parë dhe humbja e dytë në Superligë.
Top Channel