Champions, tek Roma 6 mungesa në Monako

13/09/2010 15:45

Roma është duke u nisur për në Monako, për garën e parë të Champions League, të mërkurën kundër Monakos, me gjashtë mungesa.

Nuk do të jenë Mexes, Vucinic, Okaka e Riise, të dëmtuar në kombëtaret e tyre dhe Castellini që të shtunën kundër Kaliarit ka dalë për probleme muskulore.

Taddei është përpjekur të marrë veten gjatë këtyre ditëve, por sot ka lënë stërvitjen.

Lajme të mira vijnë për hyrjen e Adrianos dhe Totti, të prekur dje nga një virus i zorrëve, por sot në një formë të mirë.

Top Channel