Algjeri, Benchikha, trajneri i ri i kombëtares

13/09/2010 17:00

Abdelhak Benchikha është emëruar trajneri i ri i kombëtares algjeriane. Lajmin e ka bërë të ditur federata algjeriane e futbollit.

“Benchikha do të zëvendësojë Rabah Saadane”, thuhet në një komunikatë.

Saadane dha dorëheqjen më 3 shtator, pas barazimit të fundit ndaj Tanzanisë, në ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Afrikës 2012.

Emërimi i Benchikha, shpjegon federata, ka si qëllim garantimin e stabilitetit në skuadër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA