Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi pas kthimit nga Nju Jorku se votimi i rezolutës në Kombet e Bashkuara ishte një njohje që Serbia i bëri shtetit të ri të Kosovës dhe një tjetër fitore e madhe për vendin dhe të ardhmen europiane të tij.

“Qeveria e Kosovës mirëpret draf-rezolutën e pranuar nga Serbia e të sponsorizuar nga BE, dhe që respekton opinionin e GJND-së për Kosovën, kjo në një formë apo në një tjetër është edhe një njohje nga Serbia”, tha kryeministri Thaçi.

Duke folur për dalogun dypalësh Thaçi theksoi se për këto çështje është në kontakt të vazhdueshëm me Uashingtonin dhe shefen e diplomacisë europiane Catherine Ashton.

Top Channel