Gaza, dy raketa godasin Neghevin

12/09/2010 11:25

Dy raketa Qassam të lëshuara nga Rripi i Gazës kanë goditur sot në mëngjës qytetin e Neghevit të populluar nga izraelitë.

Për momentin nuk ka të dhëna për viktima apo dëme materiale. Ky është sulmi i pestë me raketa i ditëve të fundit.

Mes banorëve hebrenj të Neghevit po rritet përditë e më shumë frika se pas rinisjes së negociatave, integralistët e Hamasit dhe grupeve të tjera ekstremiste, do të intensifikojnë sulmet.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta