Britani, kreu i laburistëve, “luftë” mes vëllezërve Miliband
12/09/2010 15:05
Gara për kreun e Partisë Laburiste, që ndodhet në opozitë në Angli, duket se është kthyer në një çështje familjare mes ish-ministrit të Jashtëm, David Miliband dhe vëllait të tij më të vogël, Ed Miliband.
Në një sondazh të organizuar nga YouGov dhe publikuar në gazetën britanike “Sunday Times”, nëse do të mbaheshin sot zgjedhjet për lidershipin e partisë, Ed Miliband do të siguronte 51 përqind të votave ndërsa vëllai i tij David 49 përqind të tyre.
Laburistët po tentojnë të rifitojnë pikë në elektoratin britanik pas humbjes në zgjedhjet e fundit kundrejt konservatorëve, humbje kjo që solli largimin e Gordon Braun pas tre vjetësh në krye të partisë.
Top Channel