Bisedimet Izrael-AP, të martën raundi i dytë
12/09/2010 18:30
Të martën pritet raundi i dytë i bisedimeve të paqes mes Izraelit dhe Autoritetit Palestinez që do të mbahet në Sharm el Sheik të Egjiptit.
I pari që ka mbërritur me në Egjipt është presidenti palestinez, Mahmud Abas. Në takim pritet të marrë pjesë edhe Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton, e cila sipas programit pritet që më parë të zhvillojë një takim me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Lindjen e Mesme, Miçëll.
Bisedimet do të nisin paraditen e 15 shtatorit me një takim kokë më kokë mes Abas dhe kryeministrit izraelit, Netanjahu.
Top Channel