Eurodeputeti slloven Jelko Kacin u ka kërkuar autoriteteve serbe që të lejojnë hetimin për praninë e varreve masive.

Në një letër drejtuar prokurorit serb për krimet e luftës, Kacin i ka bërë thirrje Beogradit që të mos e mbushë liqenin artificial të Perucacit, ku dyshohet se janë hedhur trupat e pajetë të viktimave të luftës.

“Mbushja e liqenit do të ndërpriste cdo lloj hetimi të mëtejshëm dhe gjetjen e viktimave”, thuhet në letrën që Kacin i ka drejtuar prokurorit Vladimir Vukcevic.

Në liqenin e Perucacit, që ndodhet në kufirin mes Serbisë dhe Bosnjes, dyshohet se janë hedhur trupat e viktimave të luftës së viteve ’90 në Bosnje dhe të asaj të viteve 98-99 në Kosovë.

Top Channel