Kryeministri kosovar, Hashim Thaci ka deklaruar se Kosova është e gatshme të bashkëpunojë me Serbinë si dy shtete të pavarura.

“Ne presim të bashkëpunojmë edhe me Serbinë, si dy shtete të pavarura, për të mirën e qytetarëve tanë dhe vendeve tona”, ka pohuar Thaci për “REL”.

Thaci ka theksuar se Prishtina është e gatshme për bisedime direkte me Beogradin, ashtu sikurse me vendet e tjera të rajonit.

“Ne jemi të gatshëm për takime direkte dhe për bashkëpunim, pasi kemi zhvilluar bisedime direkte edhe me presidentët dhe kryeministrat e vendeve të tjera të rajonit”, ka nënvizuar Thaci.

Top Channel