Terrorizmi, tension i lartë në Danimarkë
11/09/2010 16:15
Pas zbulimit të një të dyshuari si kamikaz në Kopenhagen, Danimarka ka rritur nivelin e alarmit ndaj terrorizmit.
Lajmin e ka bërë të ditur kreu i policisë daneze në Kopenhagen.
Mbi njeriun që dje ka shkaktuar një shpërthim të vogël në një hotel në Kopenhagen duke u plagosur në duar dhe në fytyrë, kreu i shërbimit të sigurisë ka deklaruar se “ka rrethana që tregojnë për një atentat të dështuar terrorist”.
Sipas tij, nuk përjashtohet mundësia që i ndaluari të ketë pasur bashkëpunëtorë.
Top Channel