Pak minuta pas orës 12:00 të mesditës të së shtunës, pasi kryeministri grek Papandreu inauguroi Ekspoziten Ndërkombetare të Selanikut,një 52-vjecar i shoqëruar nga vajza e tij dhe bashkëshorti i saj, ka hequr kepucët e tij dhe ka tentuar të qelloje numrin një të qeverise greke duke bërtitur:  Tradhetare, junte! (UPDATE)

Kepuca nuk ka arritur deri tek numri nje i qeverise greke, i cili madje ne fillim as qe nuk ka kuptuar se cfare ka ndodhur. Menjëherë kane nderhyre rojat personale dhe trupat e policise dhe kane arrestuar autorin, i cili mesohet se eshte nje mjek radiolog nga Follorina,anetar i Partise Balli Patriotik Kombetar. Pak me vone ka deklaruar me polici se e ka kryer kete veprim per arsye se kryeministri nuk ka mbajtur fjalen dhe ka shitur ceshtjen e emrit te Maqedonise.

Pavaresisht ketij incidenti Papandreu ka vazhduar programin e tij. Por vetem dy ore me vone eshte sulmuar me grushta edhe presidenti i Unionit te Industrialisteve nga nje grup sindikalistesh te Sindikates se Kamionisteve greke te cilet kane paralajmeruar per nje greve te re qe do te kete si pasoje paralizimin e disa sektoreve te vendit.

Nderkohe qyteti i Selanikut eshte blinduar qysh prej dites se djeshme per arsye te frikes se konfrontimeve ne protestat e fuqishme te sindikatave te sektorit shtetor dhe atij privat ne mbremjen e se shtunes.

4500 police dhe forca te nderhyrjes se shpejte jane shperndare ne rruget kryesore te qendres se qytetit aty ku ne kater mitingje te ndryshme, sindikaliste, punetore,studente, anetare te partive te opozites shprehin zemerimin popullor per masat e ashpra antikrize.

Fjalimi i cdo kryeministri ne Ekspoziten Nderkombetare te Selanikut shoqerohet gjithnje edhe me perleshje te ashpra te forcave te policise me grupet e te rinjve anarkiste.

Papandreu qe mblodhi per here te pare dje ne kete qytet kabinetin e ri qeveritar, kerkon qe me fjalimin para mediave vendase dhe atyre nderkombetare ne mesditen e se dieles, te theksoje edhe njehere masat e qeverise se tij, qe do i japin nje hov te ri ekonomise dhe progresit te vendit.

Top Channel