Opozita serbe kërkoi dje në Beograd mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, pasi sipas saj qeveria aktuale dështoi në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të OKB-së.

Partia Progresiste Serbe, e njohur për orientimet nacionaliste, u shpreh se Serbia ka pësuar një tjetër disfatë në luftën e saj për Kosovën.

“Rezoluta ishte aq sterile saqë secili mundi të votojë për të. Në këtë situatë, zgjidhja më e mirë janë zgjedhjet e parakohshme, ka deklaruar lideri Tomisllav Nikolic.

Top Channel