Shefja e politikës së jashtme të BE, Catherine Ashton ka deklaruar se pas miratimit të rezolutës në OKB pret nisjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Tani mund të fillojë dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, me një frymë pozitive. Ne presim që të gjitha palët të jenë konstruktive dhe të shkojnë përpara”, ka pohuar Ashton.

Ajo ka theksuar se BE ofron kushte të posacme për dialog, i cili duhet të nxisë bashkëpunimin dhe progresin në rrugën drejt Evropës.

“Procesi i dialogut do të jetë faktor i paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon”, ka shtuar shefja e diplomacisë evropiane.

Top Channel