Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i sapokthyer nga Nju Jorku ka deklaruar se Kosova ka arritur një sukses të rëndësishëm në OKB.

Sipas tij, rezoluta e miratuar do të përshpejtojë ritmin e njohjeve të reja të pavarësisë.

Sejdiu ka folur edhe për bisedimet me Serbinë, të cilat sipas tij do të përqendrohen tek cështjet teknike dhe jo tek statusi i Kosovës.

“Rezoluta e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme qartësoi përfundimisht se nuk do të ketë bisedime me Serbinë për statusin e Kosovës dhe as për statusin e posacëm për veriun”, ka pohuar Sejdiu.

Presidenti kosovar ka shtuar më tej se takimet e zhvilluara në Nju Jork me ambasadorë të vendeve që s’e kanë njohur Kosovën kanë qenë pozitive.

Top Channel