“Portieri më budalla në botë”

11/09/2010 12:00

Mendoi se mbroi portën e tij nga penalltia e kundërshtarëve dhe po festonte gëzimin e po merrte elozhet e tifozëve. Por iu desh vetëm pak sekonda që e gjithë euforia të kthehej në mërzitje, sepse topi përfundoi në rrjetë.

Kështu i ka ndodhur Khalid Askri, portierit të Far Rabat, që është quajtur ndryshe nga shtypi: Portieri më budalla në botë.

Koha e rregullt e takimit mes ekipit të Askrit dhe Maghreb Fes, i vlefshëm për një tetat e finales së Kupës së Marokut kishte përunduar dhe fituesi do të përcaktohej me penallti.

Portieri ishte përballë kundërshtarit në penalltinë vendimtare. Futbollisti gjuan topin, portieri e kap, por nuk e mban topin në dorë. Askri cohet krenar për kapjen që bëri dhe përshëndet triumfues tifozët, ndërsa prapa tij topi që po lëvizste ende në fushë, për dreq futet drejt e në portë.

Arbitri më të drejtë e dha gol gjuajtjen, ndërsa Askri nuk po kuptonte se cfarë po ndodhte pas shpatullave të tij. E gjithë skena sa komike aq edhe e pafat për portierin, po bën xhiron e botës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA