Mediat maqedonase e kanë cilësuar si “skandal” veprimin e një grupi ushtarësh shqiptarë të Armatës së Maqedonisë, të cilët kënduan dhe u rreshtuan pranë flamurit kombëtar shqiptar.

Polemikat kanë shpërthyer pas publikimit në ueb sajtin You Tube të videos ku shfaqen ushtarët shqiptarë që raportojnë pranë një oficeri, edhe ky shqiptar, ndërsa në prapavijë vihet re flamuri kuqezi.

Mediat lokale kanë kërkuar reagimin e autoriteteve përgjegjëse, ndërkohë që komandanti i kazermës së Velesës, ku ndodhi ngjarja, ka preferuar të mos e komentojë atë.

Megjithatë, komandanti ka bërë të ditur se do të merren masa për zbardhjen e rrethanave të saj, ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes në Shkup u shpreh se videoja e publikuar nuk reflekton situatën reale në ARM.

Top Channel