Duke dashur te imitoje irakenin Muanzer al Zaidin qe qelloi me kepucen e tij presdientin amerikan Xhorxh Bush edhe nje qytetar i indinjuar grek ne qytetin e Selanikut ka hequr kepucen e tij dhe e ka hedhur ne drejtim te kryeministrit Papandreu, kur ai po dilte  ne mengjesin e se shtunes,i shoqeruar nga rojet e tij personale nga nje prej sallave te Ekspozites Nderkombetare, ku do te mbante fjalim.

Sipas deshmitareve okulare kepuca nuk arriti deri tek kryeministri grek, i cili madje ne fillim as qe nuk ka kuptuar se cfare ndodhi, por mesoi gjitshka disa minuta me vone.

Qytetari i indinjuar madje kur ka hedhur kepucen ka bertitur ndaj Papandreut: Tradhetare, junte!

Numri nje i qeverise greke pavaresisht ketij incidenti ka vazhduar programin e tij ne Selanik ne kuadrin e takimeve dhe bisedimeve me udheheqes lokale dhe perfaqesues te pushtetit vendor.

Top Channel