Fjalimi i Papandreut, blindohet Selaniku
11/09/2010 11:10
Policia greke ka blinduar qytetin e Selanikut, ku mbrëmjen e sotme kryeministri Papandreu do të mbajë një fjalim.
Sipas mediave greke, autoritet i druhen manifestimeve të qytetarëve kundër masave anti-krizë të miratuara nga qeveria.
Janë 4500 agjentët e vendosur për të garantuar sigurinë në Selanik, ku dje kryeministri drejtoi një mbledhje të kabinetit të tij.
Por opozita dhe sindikatat kanë bërë thirrje për manifestime në qendër të qytetit, për të protestuar kundër masave “barbare dhe anti-punëtore”.
Top Channel