Egjipt, El Baradei bojkoton zgjedhjet
11/09/2010 17:45
Ish kreu i Agjencisë për Energjinë Barthamore, Mohamed El Baradei ka vendosur të bojkotojë zgjedhjet e ardhshme në nëntor në Egjipt.
Lëvizja e tij Shoqata Kombëtare për Ndryshim, e vënë në këmbë nga personi që për shumë është një kandidat potencial për zgjedhjet presidenciale egjiptiane të vitit të ardhshëm, ka konfirmuar në një komunikatë se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje.
Ai ka theksuar se ekziston “mungesa e garancive reale për të penguar mashtrimet elektorale”.
Top Channel