Eurodeputeti Joseph Doul ka komentuar me nota kritike zhvillimet e fundit politike në Maqedoni.

ryetari i EPP-së, që është edhe grupi më i madh politik në Parlamentin Evropian, u ka bërë thirrje politikanëve maqedonas që të mos keqpërdorin institucionet evropiane për qëllimet e tyre.

“Asnjë parti politike, asnjë lider, duke përfshirë edhe ata në opozitë, nuk duhet të guxojnë të keqpërdorin institucionet evropiane për qëllimet e tyre personale dhe para opinionit publik të brendshëm”, ka pohuar Doul.

Top Channel