Afganistan, talebanët: SHBA-të të tërhiqen

11/09/2010 16:30

“SHBA-të kanë dështuar në Afganistan dhe 9 vjet pas 11 shtatorit kanë vetëm një opsion: të tërhiqen”.

Ky është apeli që talebanët afganë i bëjnë Uashingtonit.

“Amerikanët kanë humbur çdo mundësi të vendosin paqen dhe nuk kanë të drejtë të vendosin kushte për tërheqjen e tyre nga Afganistani, sepse e kanë pushtuar në mënyrë të paligjshme dhe janë mundur”, lexohet në një komunikatë në gjuhën pashtu të shpërndarë në Kandahar.

Top Channel