Zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë reaguar ndaj vendimit të Tribunalit të Hagës për moslirimin me kusht të kryetarit të këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj.

Sipas nënkryetarit të kësaj partie, Blerim Shala, Kosovën e presin sfida të mëdha ditëve dhe muajve në vijim dhe prezenca e Haradinajt do ta lehtësonte përballjen me to.

Shala u shpreh optimist se gjykimi i pjesshëm do të fillojë shpejt dhe Haradinaj do të dëshmojë pafajësinë e tij dhe në zgjedhjet e ardhshme do t’i prijë AAK-së.

Tribunali i Hagës hodhi poshtë të premten kërkesën e mbrojtjes së Ramush Haradianajt për lirimin e tij me kusht.

Top Channel