Gjatë gjithë ditës së premte, vëmendja e të gjithë grekëve ka qenë e drejtuar tek një prej ambienteve të portit të Selanikut ku është zhvilluar mbledhja e pare e kabinetit të ri të kryeministrit grek Papandreu, pas reformimit që ai ka kryer katër ditë më parë.

Udheheqesi i qeverise greke ka zgjedhur kete vend simbolik ne kuadrin e Ekspozites Nderkombetare qe zhvillohet cdo shtator ne qytetin e dyte me te madh te Greqise, per te kerkuar edhe njehere mbeshtetjen e bashkeqytetareve te tij ne zbatimin e masave te planit antikrize.

“Gjate 11 muajve te pare u detyruam te perballonim nje krize qe ky vend nuk e kishte perballuar kurre ne historine e tij moderne. Dhe kemi arritur nje sukses. Pa ju rene kembanave te alarmit arritem qe vendi yne te qendroje ne kembet e tij nen kushtet me te veshtira te dhjetevjecarit te fundit”, tha Papandreu.

Por qysh prej oreve te para te mengjesit, pikerisht disa dhjetera metra me larg, militiante te Partise Komuniste kane hyre ne kullen e bardhe te Selanikut, nje monument simbol per qytetin dhe kane varur nje pankarte te madhe ku shkruhej: “Te mos vuajne pasojat e krizes njerezit e thjeshte”. Gjithashtu ne sheshin para Ekspozites Nderkombetare jane mbledhur ne nje miting dhjetera zjarrfikes te cilet kerkonin qe qeveria te mos reduktoje vendet e punes.

Ne vazhdim, stafeten e protestave e marrin sindikatat e policeve dhe ushtarakeve, ndersa te shtunen ne mengjes dhe pasdite, protestojne sindikatat e sektorit shteteror dhe atij privat. Me friken e konfrontimeve me protestues anarkiste, mbi 4500 police dhe pjestare te reparteve te nderhyrjes se shpejte jane shpernare ne te gjitha pikat e qytetit.

Ne konferencen vjetore per mediat diten e diele Papandreu pritet te jape mesazhe optimiste per bashkeqytetaret e tij tek te cilet cdo dite e me teper rritet pakenaqesia per gjendjen e vendit, duke dhene sinjalin per nje perpjekje te re ne rrugen e rimekembjes se ekonomise qe ndodhet ne piken me kritike te saj pas marrjes se ndihmes prej 110 miliarde euro nga FMN dhe BE.

Top Channel