Një gjykatë në Beograd ka hedhur poshtë kërkesën e familjes së Ratko Mlladic, që këtë të fundit ta shpallë të vdekur. Refuzimi është bërë bazuar në çështje proceduriale.

Mlladic, komandant i serbëve të Bosnjës gjatë luftës së viteve ’90, akuzohet për genocid dhe krime kundër njerëzimit nga Gjykata Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë.

Mlladic njihet si autori i rrethimit 44-mujor të Sarajevës që la rreth 100 mijë të vdekur, si dhe për masakrën e Srebrenicës ku rreth 8.000 burra e djem boshnjakë u masakruan.

Top Channel