Agjentët e Policisë së Kosovës kanë arrestuar një kolegun e tyre, me kombësi serbe, që punonte njëkohësisht edhe për Ministrinë e Brendshme të Serbisë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave Lubisha Vujinovic u arrestua në kuadër të hetimeve mbi vrasjen e Hakif Mehmetit, pak ditë më parë në Mitrovicë.

Sipas burimeve, gjatë kontrollit Vujinovic iu gjetën dokumente që vërtetojnë angazhimin e tij në Ministrinë e Brendshme serbe.

Nga hetimet rezultoi se Vujinovic kontrollonte një klub bilardoje në veri të Mitrovicës dhe se ka pasur marrëdhënie të mira me Mehmetin.

Natën që ndodhi vrasja, Mehmeti kishte qëndruar për një kohë të gjatë pikërisht në klubin e agjentit të dyfishtë, mbi të cilin ka nisur një procedim penal.

Top Channel