Menjëherë pas miratimit të rezolutës në OKB, ministri i Jashtëm kosovar Skënder Hyseni ka deklaruar se tashmë Kosova është gati të dialogojë në çdo kohë me Beogradin, si dy shtete të pavarura dhe për çështje teknike me interes të përbashkët.

Në një intervistë telefonike për Top Channel nga Nju Jorku, zoti Hyseni përjashtoi statusin special për veriun, duke e konsideruar Mitrovicën një territor kosovar.

“Kosova është e gatshme që nga nesër të ulet dhe flasë për marrëdhëniet tregtare apo ekonomike”, është shprehur Hyseni.

“Të gjitha komunat me shumicë serbe duhet të zbatojnë pikat e Ahtisarit dhe kjo pako ju garanton siguri të plotë institucional komunitetit serb në Kosovë. Nuk ka asnjë motiv që të tejkalohet pakoja”, theksoi Hyseni.

Top Channel