Kreu i Shërbimit Informativ Bullgar, Cvetlin Jovcev ka deklaruar se siguria në rajonin e Ballkanit është ende e brishtë dhe e cënueshme.

Sipas tij, situata më e vështirë paraqitet në Maqedoni, për shkak të përplasjeve ndëretnike, por edhe në Kosovë, BeH, Sanxhak e Vojvodinë.

“Maqedonia është një vend me rrezik të lartë. Paqja në këtë vend është ende e brishtë. Ka shumë shembuj nga e kaluara e afërt, si konfliktet në ish-Jugosllavi, që shkaktuan tensione të forta në Bosnje, Kosovë, Serbinë e jugut, Sanxhak dhe Vojvodinë. Kjo tregon se Ballkani është ende një rajon me rrezik të lartë”, ka pohuar Jovcev.

Top Channel