Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso ka deklaruar se ka ardhur koha që kontesti greko-maqedonas për emrin të gjejë zgjidhje.

“Iu bëj thirrje të gjitha palëve që ta zgjidhin këtë cështje sa më shpejt të jetë e mundur. Është koha për të vendosur”, ka pohuar Barroso gjatë një takimi me presidentin maqedonas Gjorgje Ivanov.

Barroso ka theksuar se integrimi i Maqedonisë në strukturat evropiane duhet të zhbllokohet, por ka nënvizuar se vetë vendi duhet të përmirësojë marrëdhëniet ndëretnike.

“Marrëdhëniet e shëndosha ndëretnike janë të rëndësishme për të ardhmen e Maqedonisë”, ka shtuar Barroso.

Ndërsa Ivanov, nga ana e tij ka kritikuar qëndrimin e Greqisë, e cila sipas tij po bllokon integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike.

Top Channel