Zukorlic: Autonomia e Sanxhakut, e pashmangshme
09/09/2010 16:10
Autonomia e Sanxhakut do të jetë një proces i pashmangshëm shoqëror, prandaj, në interes të dy shteteve, është mirë që Beogradi dhe Podgorica të nisin bisedimet.
Deklarata është bërë nga kryemyftiu i Bashkësisë Islame në Serbi, Muamer Zukorlic. Zukorlic është gjithashtu kryetar i Bashkësisë Kulturore të Boshnjakëve në Serbi.
“Autonomia e Sanxhakut sipas modelit të Tirolit Jugor tashmë ndodhet në platformën e partisë boshnjake”, ka shtuar ai.
Top Channel