Serbia duhet të ndryshojë qëndrimin dhe politikën e saj ndaj Kosovës dhe të pranojë ofertën për paqe, bashkëpunim dhe partneritet si dy shtete sovrane.

Kështu deklaron kryeministri i vendit Hashim Thaçi, në fjalimin e tij të mbajtur në Universitetin Columbia në New York, ku ndodhet për vizitë, bëri të ditur Telegraf.

Kryeministri Thaçi theksoi se Kosova dhe Serbia janë fqinjë dhe duhet të jenë në gjendje që të angazhohen për bashkëpunim konstruktiv në shumë çështje të natyrës praktike, siç janë energjia, telekomunikimi, transporti, fati i personave të zhdukur dhe kthimi i të zhvendosurve.

Top Channel