Kompromisi i Serbisë me BE-në për rezolutën mbi Kosovën është konsideruar si historik nga mediat serbe.

“Nëse Serbia nuk do ta bënte këtë, do të mbetej në marrëdhënie vetëm me vendet e botës së tretë”, shkruan gazeta “Politika”.

Por jo vetëm mediat e kanë mirëpritur këtë veprim. “Nuk mund të shkohet përpara me politikat “ose-ose”, apo me dyshime”, është shprehur Pedrag Simic, ekspert i cështjeve të Ballkanit.

Ndërsa kryetarja e Parlamentit serb, Sllavisha Gjukic Dejanovic ka thënë se është e rëndësishme që Serbia do të ketë të njëjtin qëndrim me BE-në.

Për këtë veprim Serbia ka marrë mbështetje edhe nga shtetet fqinje, pavarësisht qëndrimeve kundër të opozitës.

Top Channel