Rezoluta, Spanja vlerëson marrëveshjen
09/09/2010 16:00
Edhe qeveria e Spanjës ka përshëndetur marrëveshjen mes BE-së dhe Serbisë, për ndryshimin e tekstit të projekt/rezolutës për Kosovën.
“Spanja dëshiron të shprehë kënaqësinë e saj të thellë për marrëveshjen Serbi-BE”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Jashtme spanjolle.
Në të vlerësohet se teksti i ri ofron mundësinë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, që është edhe në përputhje me qëndrimin e Madridit, se cështja mund të zgjidhet vetëm me një kompromis.
Spanja është mes pesë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur ende shtetin e ri të Kosovës.
Top Channel