Greqia i ka kërkuar sot Turqisë që të tërheqë trupat e saj pushtuese nga Qiproja.

Lajmin e bën të ditur agjencia “ANA”, sipas të cilës ftesa u bë nga ministri i Jashtëm grek, Dimitri Droutsas, i cili ka vizituar ishullin.

“Situata qipriote është një cështje pushtimi që mbetet në qendër të politikës greke”, ka deklaruar Droutas.

Qipro është e ndarë që prej vitit 1974, kur Turqia e pushtoi pas grushtit të shtetit të kolonelëve grekë që rrëzuan qeverinë e arqipeshkut Makarios.

Top Channel