" /> ">

Besimtarët myslimanë në Prishtinë kanë kryer sot faljen e namazit në Xhaminë e Madhe “Sulltan Mehmet Fatih”.

Faljen e namazit të Fitër Bajramit e drejtoi Kryeimami i Bashkësisë Islame Sabri Bajgora.

Në fund të kësaj ceremonie besimtarëve, sic raporton RTK, iu drejtua me një mesazh Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, i cili porositi besimtarët për të shtuar dashurin vëllazërore dhe për të qenë sa më të bashkuar që të ndërtojmë një shoqëri të shëndoshë.

Duke përfunduar mesazhin e tij, Naim Tërnava ftoi të gjithë besimtarët për harmoni e solidaritet.

Top Channel