Kryetari i Parlamentit Evropian, Jerzi Buzek tha sot se ka ardhur koha që udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë të ulen në tryezën e bisedimeve dhe të hartojnë një marrëveshje të qëndrueshme dhe përfundimtare në interes të qytetarëve të dy vendeve.

“Evropa është e ardhmja e këtij rajoni dhe popullit të tij. Udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës duhet që me ndihmën e BE-së, të bëjnë çmos për të siguruar se nuk ka pengesa të pakapërcyeshme në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE”, ka deklaruar Buzek pas takimit me zëvendëskryeministrin kosovar, Ramë Manaj.

Buzek theksoi se Parlamenti Evropian gjithmonë e ka mbështetur Kosovën dhe aspiratat evropiane të saj dhe shtoi se në rezolutën e 8 korrikut i ka ftuar vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën ta njohin pavarësinë e saj.

Top Channel