Një shpërthim është dëgjuar në orët e para të mëngjesit të ditës së enjte në pjesën veriore të Mitrovicës.

Sipas Radio Televizionit të Serbisë, të cilës i referohet RTK, shpërthimi ka ndodhur pranë konviktit të studentëve.

Nuk ka njoftime për të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Dyshohet se objektiv i sulmit të kenë qenë pjesëtarë të policisë së Kosovës.

Top Channel