Maqedoni, 19 vjet pavarësi, festime e protesta

09/09/2010 00:35

Maqedonia shënoi 19 vjetorin e pavarësisë nga ish-Jugosllavia. Me këtë rast drejtuesti e shtetit kanë organizuar manifestime për përkujtimin e kësaj date, ndërkohë që gazetarët vendas kanë protestuar.

Gazetarët kanë shprehur revoltën e tyre kundër presioneve politike. Drejtuesit e lëvizjes së emëruar simbolikisht “Kryengritja e parë gazetareske”, vendosën në sheshin qendror të Shkupit një pëlhurë në të cilën qytetarë, gazetarë dhe ish-politikanë kanë shkruar mendimin e tyre lidhur me pozitën e medias në vend, 19 vjet pas pavarësisë.

Me rastin e pavarësisë, kreu i parlamentit maqedonas, organizoi një pritje solemne ku u vu re mospjesëmarrja e asnjë prej lidërve të partive politike shqiptare. Kjo datë është bojkotuar edhe nga drejtuesit e komunave shqiptare të cilët nuk kanë ndërmarrë asnjë aktivitet me rastin e kësaj date.

Trajtimi jo i barabartë në kushtetutën e Maqedonisë, ishte arsyeja pse shqiptarët bojkotuan referendumin e pavarësisë në vitin 1991.

Top Channel