Katër persona të dyshuar se kanë kryer krime lufte gjatë vitit 1992 në Kroaci janë arrestuar nga policia e këtij vendi.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet kroate, sipas të cilave personat në fjalë dyshohet se i kanë kryer krimet në burgun ushtarak të Kulines, në qytetin bregdetar të Sibenikut.

Sipas të njëjtave burime, ata janë arrestuar në qytetin e Splitit, ku gjykata lokale vendosi mbajtjen e tyre në paraburgim për 48 orë.

Top Channel