Bursa e Athinës është mbyllur sot me një rritje të lehtë, pas rezultateve të zeza që kishte shënuar në javët e fundit.

Sipas agjencive greke të lajmeve, në përfundim të procesit, treguesi i përgjithshëm ka shënuar një rritje prej +1.53 për qind.

Sipas të njëjtave burime, treguesi ka kaluar kështu kuotën simbolike të 1600 pikëve duke arritur në 1610.

Por ky rezultat nuk pritet të ketë një ndikim direkt në përmirësimin e situatës ekonomike në Greqi, që është ndër më të rëndat në dekadat e fundit.

Pavarësisht se shteti helen ka marrë ndihma të konsiderueshme financiare nga vendet e tjera të BE, ai kërcënohet nga vala e grevave të sindikatave.

Top Channel