Prokuroria në Beograd ka ngritur një aktpadi kundër Bosiljka Mlladic, bashkëshorte e të akuzuarit për krime lufte, Ratko Mlladic.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat serbe, sipas të cilave gruaja e Mlladic akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Sipas burimeve, gjatë bastisjes së shtëpisë së tyre në Beograd, më 4 dhjetor të 2008-ës, policia dhe shërbimet e sigurimit gjetën një pushkë gjahu, një automatik, katër pistoleta dhe dhjetra plumba.

Top Channel