Myslimanët në Maqedoni kremtuan sot Fiter Bajramin. Ata u mblodhën në mëngjes në xhamitë e vendit.

Në xhaminë e Tetovës u mbajt një ceremoni, ku besimtarët shprehën dëshirën që kjo ditë të kalojë në harmoni.

Ndërsa imamët lëshuan mesazhe për paqe. “Agjerimin tonë një mujor Zoti ta bëjë mirë”, u shpreh njëri prej tyre.

Ndërkohë, gjatë pasdites, zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi dhe ambasadori shqiptar në Shkup, Adem Cejku vizituan myftinitë për të shprehur urimet e tyre.

Top Channel