Autoritetet austriake, në ditët e fundit u kanë refuzuar të drejtën për azil mbi 100 familjeve të komunitetit rom nga Maqedonia.

Një numër i madh familjesh nga qytetet Strumicë dhe Radovish kishin udhëtuar muajt e fundit drejt Austrisë në kërkim të azilit.

Por, sipas autoriteteve austriake, ato ishin mashtruar nga agjencitë e udhëtimeve, të cilat u kishin thënë se qeveria austriake do t’u jepte një ndihmë financiare.

Lidhur me situatën ka reaguar edhe ambasada austriake në Shkup, e cila u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimeve të agjentëve të udhëtimit.

Top Channel