Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton ka përshëndetur deklaratën e presidentit të Serbisë, Boris Tadic për paraqitjen e tekstit të ri të rezolutës për Kosovën nga ana e Serbisë.

Ashton ka thënë se dialogu, i cili pritet të nisë menjëherë pas votimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, do të ishte një kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit. Ajo, po ashtu, ka nënvizuar rëndësinë e integrimeve evropiane për tërë rajonin e Ballkanit dhe perspektivën evropiane të Serbisë.

Zyrtarët në BE kanë thënë se pranimi i Serbisë që rezolutën ta paraqesë në bashkëpunim me Unionin shënon një kthesë dhe siguron që kjo rezolutë të ketë mbështetjen e shumicës së vendeve anëtare në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Top Channel