Zelandë e Re, sërish tërmet në Christchurch

08/09/2010 00:15

Sërish lëkundje të forta sizmike godasin qytetin e Christchurch në Zelandën e re, të dytat brenda pak ditësh.

Sipas autoriteteve vendase tërmeti ka qënë me njëmagnitudë prej 5.1 në një distancë prej 14 kilometrash nga qyteti që vetëm të premten u godit nga lëkundjet më magnitudë 7.0.

Mësohet se qyteti është boshatisur dhe qindra ndërtesa janë rrënuar, gjithashtu kanë lënë punën e tyre edhe grupet e shpëtimit të cilat ndodheshin në Christchurch pas tërmetit të së premtes.

Top Channel